Blej biletë dhe mbështete Maqedoninë

Publikuar më 31 Мај, 2017 Biletat, Lajme


Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjet Maqedoni-Turqi (5 qershor) dhe Maqedoni-Spanjë (11 qershor).
Nëse doni të hënën të jeni të pranishëm në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Turqi dhe të mbështetni përfaqësuesen e Maqedonisë, atë mund ta bëni me bilet të blerë përmes rrjetit shitës të mktickets dhe në pikën zyrtare të FFM-së në Skopje City Mall.
Biletat do të jenë në shitje prej nesër, 1 qershor, me çmime prej 100, 200 dhe 400 denarëve.
Ndeshja Maqedoni-Turqi luhet të hënën me fillim në orë  19:45 minuta.
Spektakli i futbollit Maqedoni-Spanjë në kuadër të kualifikimeve për KB 2018 në Rusi luhet më 11 qershor në Shkup me fillim në orën 20:45. Pandev, Nestorovski, Hasani dhe lojtarët tjerë në formacionin e seleksionuesit Igor Angellovski do t'i mbështesim në Arenën tonë nacionale.
Biletat në shitje do të jenë me çmime prej 200, 500 dhe 800 denarë, ndërsa gjenden përmes rrjetit shitës të mktickets dhe në pikën zyrtare të FFM-së në Skopje City Mall.
Për të gjitha informatat për biletat VIP dhe koorporative drejtoheni në marketing@ffm.com.mk

FITO DHE LUFTO - LUFTO DHE FITO



   
   
Reprezentacioni A