Barazim i shkëlqyeshëm 1:1 në Torino

Publikuar më 07 Октомври, 2017 Lajme, Lajme


Maqedonia nxori barazim fantastik 1:1 në transfertën në Torino kundër Itlalisë. Ballafaqim i barabartë me katër herë kampionët e botës, në një takim ku negativës së pafat në rezultat nga pjesa e parë, në të dytën i’u përgjigj Aleksandar Trajkovski me gol të vleshëm një pikë të madhe.

Përfaqësuesja e Maqedonisë kthehet nga Italia me pikë të madhe nga ndeshja me favoritin e madh. Lojë e shkëlqyeshme dhe barazim 1:1 nxori ekipi përfaqësues, duke realizuar në tërësi atë që e premtoi para ndeshjes. Të diciplinuar në realizimin e detyrave taktike në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa lëshimet e vogla e të rralla evitoheshin në kohë nga vija e fundit e mbrojtjes apo portieri Dimitrievski. Ashtu si pritej italianët u hodhën në sulm dhe në minutën e 7-të Insinje doli vetë para portës tonë, mirëpo Dimitrievski shpëton me intervenim të sigurtë. Në minutën e 17-të Pandev bukur krijoi hapsirë pranë mbrojtësve italianë dhe goditi me të majtën, por Bufon i shkurtoi gëzimin me intervenim të sigurtë. Nga ai moment Maqedonia ishte e barabartë dhe taktikisht priste të rrezikojë në kundërsulm, ndërsa Italia edhe pse kishte posedimin e topit nuk arrinte të krijojë ndonjë mundësi më serioze për gol. Në minutën e 35-të kanoset Insinje me kokë, por Dimitrievski pret i gatshëm në portë. U duk se pjesa e parë do të mbyllet me rezultatin e fillimit 0:0, mirëpo pesë minuta para pauzës Imobile depërton në të majtë dhe asiston para portës për Kijelinin, i cili shënoi për 1:0. Në vazhdim Maqedonia luajti shumë më ofenzive, ndërsa vendasit dukeshin të sigurtë në epërsinë minimale. Spirovski u kanos me goditje nga distanca por direkt në duart e Bufonit, ndërsa pak më vonë Trajkovski nuk arriti të gjejë Alioskin e vetmuar para portës vendase, pasi italianët pastruan rrezikun. Dy kanosjet ishin paralajmërim i asaj që pasoi në minutën e 77-të kur Pandev bukur asistoi për Trajkovskin, i cili pasi hyri në zonë lëshoi një të djathtë të fortë që rezultoi e pandalshme edhe për një portier të kalibrit të Bufonit. 1:1 dhe eufori e madhe për përfaqësuesen dhe më shumë se 1 000 tifozë maqedonas që ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit në Torino. Në vazhdim vendasit u munduan të gjejnë golin e fitores, mirëpo Maqedonia mbrohej shkëlqyeshëm dhe duke arritur të mbrojtë rezultatin e shkëlqyeshëm 1:1 për një pikë të madhe dhe vazhdim të serisë pa humbje tani më tre ndeshje.



   
   
Aktuale

21.09.2018    Lajme

Maqedonia U15 fiton dy testet me Shqipërinë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë....

Kalendar

23 Сеп

11:00 Franca - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Maqedoni
    FU17 per kualifikimet në Europian

26 Сеп

15:30 Maqedoni - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Franca
    FU17 per kualifikimet në Europian

12 Окт

00:00 Rusia - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian

13 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Окт

14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A