Angelovski dhe Triçkovski: Përkushtimi dhe agresivitieti duhet të jenë në nivel të lartë

Publikuar më 18 Ноември, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar seancën zyrtate stërvitore dhe konferencën  për shtyp para ndeshjes së nesërme me Gjibraltarin në xhiron e fundit të Ligës së Kombeve. 

Seleksionuesi Igor Angellovski shprehet se duhet të luajmë agresiv dhe të koncentruar për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa ka shtuar se lojtarët duhet të luajnë edhe për kapitenin Goran Pandev që do të mungojë shkaku i pezullimit me kartona të verdhë.

"E dijmë mirë stilin e Gjibraltarit. Kryesisht orientohen në mbrojtje dhe presin shansin e tyre përmes kundërsulmeve. Kam thënë edhe më herët, nuk ka lidhje me kë luajmë, por për çka luajmë dhe kjo është vendi i parë dhe gjysmëfinalja si vendas në play off. Kapiteni Pandev me siguri do të na mungojë dhe ekipi patjetër të luajë edhe për atë. Jemi favoritë dhe përkundër se në disa ndeshje nuk kemi luajtur sipas pritjeve, gjithmonë në pjesën e dytë hyjmë më mirë dhe fitojmë. Do të doja Gjibraltarin 'ta hapim' që në fillim. Nuk ka nevojë për kurfarë nervoze, për të luajtur me kualitet patjetër të jemi agresivë që në fillim. Aspak nuk mendoj për play-offin dhe kundërshtarin e asaj faze, por fokusin e kam vetëm te ndeshja e rradhës", deklaroi Igor Angellovski.

Sulmuesi Ivan Triçkovski i cili shënoi gol në takimin e parë me Gjibraltarin thotë se përkushtimi në ndeshje duhet të jetë në nivel të lartë.

"Nuk pres fitore të lehtë. Gjibraltari luan futboll defanziv. Megjithatë, pres përkushtimi nga të gjithë ne të jetë në nivel më të lartë. Vetëm ashtu mund të bëjmë fitorja të vijë më lehtë. Synojmë të shënojmë sa më shumë gola, por kjo nuk arrihet lehtë kundër përfaqësueseve defanzive. Sido që të jetë, kemi mundësi historike për kualifikim në një garë madhore dhe shpresoj të kemi sa më shumë mbështetje dhe bashkë me tifozët të festojmë në fund",  deklaroi Triçkovski.

Maqedonia dhe Gjibraltari përballen të hënën në Shkup me fillim në orën 20:45 minuta. 



   
   
Aktuale

17.05.2019    Lajme

Krerët e FFM-së në mbledhje me asosiacionet anëtare të UEFA-së

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski qëndrojnë në Hungari në mbledhje me aso...

Kalendar

07 Qer

20:45 Maqedoni - Polonia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian

10 Qer

20:45 Maqedoni - Austria
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A