Angellovski: Nuk ka rëndësi kundërshtari, por si do të luajmë ne

Publikuar më 08 Октомври, 2017 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër kundër Lihtenshtajnit mbyll kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski dhe mbrojtësi Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp u shprehën se Maqedonia është favorit në këtë duel dhe nëse qasja do të jetë e duhur fitorja është e vetmja alternativë. 

Pres nga futbollistët të kenë qasje të duhur dhe të hyjnë në ndeshje si në ndeshjet e kaluara të këtij cikli kualifikues. Gjithmonë e them se nuk ka rëndësi kush është në anën tjetër, por ajo se si do të luajmë ne ndeshjen. Nuk e nënçmojmë, por as nuk mbivlerësojmë asnjë kundërshtar. Kërkoj të jemi ekip i barabartë me secilin, pa marrë parasysh rivalin nga ky grup. Na pret ndeshje me një rival që e kemi mundur në terren të tyre dhe nuk ikim nga përgjegjësia për rolin e favoritit. Kërkoj nga futbollistët e mi përkushtim maksimal për të fituar këtë ndeshje”, deklaroi Angellovski. 

Stefan Ristovski pret tjetër rezultat pozitiv dhe thotë se fitorja ndaj Lihtenshtajnit do të ishte mënyra ideale për të mbyllur këtë cikël kualifikues për KB 2018. 

Jemi të përgatitur për të treguar se jemi favoritë. Nuk duhet t’i nënçmojmë, ata luajnë për vendin e tyre, njejtë si ne. Jemi të gatshëm të dëshmojmë kualitetin tonë dhe të tregojmë se pikët tregojnë një gjë, ndërsa loja diçka tjetër. Duam të fitojmë dhe të dëshmojmë se kemi të ardhme premtuese”, u shpreh Ristovski.



   
   
Reprezentacioni A