Angellovski dhe Nikollov: Kundër Izraelit shkojmë për fitore

Publikuar më 02 Септември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë nga sot i nis përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore të Europianit kundër Izraelit dhe Letonisë. Në grumbullimin e parë në hotelin “Park” munguan kapiteni Pandev, Trajkovski, Triçkovski, Nesterovski dhe portieri Dimitrievski të cilët nesër do ti bashkohen ekipit në Ashdod të Izraelit.

Në takimin e sotëm me gazetarët, seleksionuesi Igor Angellovski dhe reprezentuesi Boban Nikollov i treguan pritshmëritë e tyre për duelin me Izraelin.

-Kemi kohë të mjaftushme për ti analizuar, e ndjekim atë që po ndodh në taborin e tyre, kanë problem me formacionin, pasi mbrëmë mbrojtësi i tyre Biton u lëndua. Ne do të mbledhim informacione dhe të gatshëm do të hyjmë në atë ndeshje. Unë thash që pres se futbollistët të jenë në atë nivel që ishin deri më tani, duke përjashtuar vetëm ndeshjen me Austrinë. Ne kemi 2-3 formacione në varësi të kundërshtareve, por nuk unë nuk devijojë nga taktika themelore, deklaroi Angellovski.

-Më vjen keq që disa prej futbollistëve nuk ishin standart në klubet e tyre dhe për mua do të ishte më e lehtë. Më vjen keq që nuk luan Velkovski, për mua është futbollist i shkëlqyeshëm. Musliu ishte aktiv te Shkëndija, ndërsa tani u transferua në ekip të ri dhe nuk luajti në ndeshjet e para, por tash luan. Problem është edhe me Stefan Ristovskin, të cilin nuk e kemi nga fillimi i sezonit”, shtoi seleksionuesi jonë.

-Ne nuk dorëzohemi deri sa ekziston shans teorike të përfundojmë në vendin e dytë, unë do të kërkojë nga lojtarët e mi që ta ndjekim atë pozitë. Motivet nuk mungojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësuesen. Deri në fund shkojmë për fitore në çdo ndeshje, qoftë ajo për një renditje më të mirë apo përgatitje më të mirë për Ligën e Kombeve me Kosovën. Këta djem tkanë treguar se nuk njohin favori dhe unë besojë se do të jenë në nivelin e duhur”, përfundoi Angellovski.


Boban Nikollov nga ana tjetër mendon se më e rëndësishme është se si do të luajë Maqedonia dhe jo kundërshtarët.

“Na presin dy ndeshje të vështira, mendojë që mund ti fitojmë të dyja. Ne duam të dëshmojmë ende dhe të tregojmë se ishte vetëm një ditë e keqe me Austrinë. Por ajo mbetet në të kaluarën dhe më e rëndësishmja është ajo që na pret në vijim, kjo përfaqësuese është shumë premtuese dhe ka treguar kualitet. Ne nuk shkojmë për tu mbrojtur, shkojmë për të fituar dhe mendojë se nuk do të kemi problem. Nëse do të jemi të përqëndruar si me Poloninë, nuk do të kemi problem. Më e rëndësishmja është ne si do të luajmë dhe jo kundërshtarët”, shprehet Nikollov. 




   
   
Reprezentacioni A