Angellovski: Besoj në ekipin tim pa marrë parasysh mungesat, Osmanovski emër i ri

Publikuar më 07 Ноември, 2017 Lajme, Lajme


MAQEDONI-NORVEGJI

Shkup, Arena Nacionale “Filipi i Dytë”, 11 nëntor 2017, ora 18:30

Portali për bileta Портал за влезници

Tribuna/Çmimi i biletave:

Tribuna jugore/Bloqet 1, 2, 5 dhe 6 – 100 denarë; Bloqet: 3 dhe 4 – 150 denarë;

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angellovski kishte takim me mediat me rastin e grumbullimit të sotëm të përfaqësueses në start të përgatitjeve për ndeshjen kontrolluese me Norvegjinë më 11 nëntor në Shkup.

Emër i ri në përfaqësuesen më të mirë është 17-të vjeçari Anes Osmanoski nga skuadra gjermane Unterhaing. Për ndeshjen me Norvegjinë, Angellovski në dyshim do të jenë Visar Musliu dhe Kire Ristevski që ankohen në lëndim dhe këto ditë në seancat stërvitore do të vlerësohet gjendja e tyre nëse do të mund të paraqiten në takimin kontrollues. Pas dite priten rezultatet e analizave të Arian Ademit në Dinamo Zagreb, për tu bërë e qartë nëse ai do të jetë në shërbim të përfaqësueses.  

“Pa marrë parasysh faktin se mungojnë disa futbollistë, unë besoj në ekipin dhe lojtarët që kemi në dispozicion për ndeshjen e rradhës. E dimë çka nap ret, do të përballemi me një përfaqësuese që luan stil ndryshe të lojë, mirëpo besoj se do të imponojmë rritmin tonë dhe me sukses të mbyllim vitin 2017. Në këtë duel do të provojmë disa varienate të ndryshme taktike dhe shpesoj se të gjithë do të jenë në nivel të detyrës. Emër i ri në përfaqësuese është Osmanoski i cili është pjesë e ekipeve të reja përfaqësuese dhe me këtë ne vazhdojmë praksën për tu dhënë shans të rinjëve të cilët në të ardhmen pritet të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit A, si që është rasti me Çurlinovin, Elmasin, Atanasovin, e të tjerë. Kire Markoski gjithashtu do të jetë me ne, ishte golashënues më i mirë në ciklin e kaluar te shpresat dhe pres të arsyetojë besimin ashtu si e bëri në kualifikimet për KE 2017 për të rinjë”, deklaroi mes tjerash Igor Angellovski.

Seancën e parë stërvitore Maqedonia do ta zhvillojë sonte në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski’ në Shkup. 



   
   
Reprezentacioni A