Aleksandar Çeferin vjen në hapjen e objektit të ri kapital të FFM-së

Publikuar më 12 Февруари, 2018 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski do të presë presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin në hapjen zyrtare të hapsirave për akomodim në kuadër të kompleksit stëtvitor “Petar Milloshevski”. Objekti i ri kapital i FFM-së do të lëshohet në përdorim të enjten (15 shkurt).

Objekti në kuadër të kompleksit “Shtëpia e futbollit” në vete bart hapsira akomodimi për nxënësit e FFM-së dhe Akademisë elite të UEFA-së, si dhe për ekipet e reja përfaqësuese.

Objekti është plotësisht i pajisur për të jetuar me 30 dhomba dy krevetëshe, apartamente për seleksionuesit dhe stafet teknike, si dhe hapsira të përbashkëta – palestra për mbledhje, klasa dhe kuzhinë të përbashkët me dhombë për ngrënie.

Hapsirat për akomodim janë të projktuara për qëndrim të studentëve të Akademisë së futbollit gjatë vitit shkollor, ndërsa sipas nevojës do të shfrytëzohen edhe për ekipet e reja nacionale para ndeshjeve.

Ky është objekti i parë i kësaj natyre në Maqedoni, ndërsa me hapjen e tij vërtetohet se FFM punon në pajtueshmëri me vizionin e saj: futbolli në vend të parë, krijojmë mundësi të reja.

Një prej angazhimeve kryesore të Federatës së futbollit të Maqedonisë është të njohë dhe ta bëjë shumë më të mirë “botën e futbollit” te të rinjtë. Me përkushtim dhe punë sistematike “Akademia e futbollit të Maqedonisë” tani më vlerëson rezultatet e programës së saj të studiuar, por detyrë mbetet t’i zhvillojmë dhe avansojmë përmbajtjet e programës për punë në Akademinë dhe futbollin e moshave.

Vizioni jonë është ta prezantojmë Akademinë si institucion drejtues të këtij lloji në Maqedoni, e ndërtuar në bazë të shembullit të shumë shkollave europiane, me dëshirë të vetme që nxënësit e saj t’i përgatisë për kohën që vjen, si shkollë për të ardhmen.



   
   
Reprezentacioni A