Akreditimi i mediave për ndeshjet e Maqedonisë në Ligën e Kombeve

Publikuar më 31 Август, 2018 Biletat, Lajme


Të nderuar përfaqësues të mediave,

Në vigjilie të startit të garës së re të UEFA-së, Ligës së Kombeve, nevojitet të aplikoni për akreditim të mediave që do të ndjekin ndeshjet e përfaqësueses A të Maqedonisë.

Shkarkojeni  formularin për akreditim pdf. dhe në mënyrë obligative plotësoni gjithë fushat e parapara në të.

Vërejtje: Hapeni formularin në versionin PDF, ndërsa formularin e plotësuar dhe të ruajtur me emrin dhe mbiemrin tuaj dërgojeni në email adresën: press@ffm.com.mk

Ju njoftojmë se afati për aplikim për akreditim të mediave (formular i plotësuar në mënyrë korekte) për ndeshjen Maqedoni-Armeni në kuadër të Ligës së Kombeve është deri më 6 shtator 2018 deri në orën 12:00.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë mund të drejtoheni në email adresën: Zlatko.Andonovski@ffm.com.mk



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A