Akademia e FFM-së mundëson zhvillim të vazhdueshëm të futbollistëve të rinjë

Publikuar më 23 Февруари, 2018 Lajme


Akademia në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonisë ofron mundësi për koncentrim të talentit në një vend dhe fokus të plotë të aktiviteteve të cilat zhvillohen në kuadër të akademisë. Kur futbollistët nga klube të ndryshme kanë mundësi nga mosha më e re të ushtrojnë bashkarisht, të njohin mungesat dhe anët e tyre të forta dhe të zhvillohen. Gjithë këto janë parakushte për unifikim të mëtejshëm dhe krijim të një formacioni të fortë reprezentues.  Qëllimi i programës tonë dhe bashkëpunimi me sektorin e UEFA-së për zhvillim është të arrijmë mundësi për zhvillim të vazhdueshëm të futbolilstëve të rinjë në periudhën ndërmjet programës Grastrut (deri 13 vjeç) dhe periudhës kur futbollistët janë të gatshëm të fillojnë karrierë profesioniste (mbi 16 vjeç).

Akademia e FFM-së punon sipas planit zhvillues vjetor i cili përveç asaj se mbulon aktivitetet dhe punën në aspekt të teknikës, principet e lojës dhe gjithë pjesën tjetër që ka të bëjmë e futbollin, gjithashtu u mundëson anëtarëve të saj dhe gjithë elementet përcjellëse si vendosja (fjetja), ushqimi adekuat, kushte shëndetësore dhe rehabilituese, deri te realizimi i programës së rregullt edukative. Elemente që janë të rëndësisë thelbësore për zhvillimin e një futbollisti.

Zharko Ignjatovski, menaxher në sektorin e futbollit në Federtën e futbollit të Maqedonisë flet për rëndësinë e Akademisë FFM/UEFA, për mundësitë që u ofrohen futbollistëve të rinjë dhe hapjen e kapacitetit akomodues për Akademinë e FFM-së. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A